Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City arrin marrëveshje me Arsenalin për Sanchezin

Manchester City është shumë afër që të kompletojë transferimin e yllit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sky Sports raporton se City ka arritur marrëveshje me Arsenalin për 65 milionë euro, 59 milionë euro plus 6 milionë euro tjera bonuse, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Arsenali është në pritje të vendimit të Monacos për Thomas Lemarin, për të cilin raportohet se klubi anglez ka ofruar 97 milionë euro.