Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

​Çiklistëve të Kosovës për herë të parë do t’iu llogariten pikët nga UCI

Edhe sivjet do të mbahet gara çiklistike e Kosovës, edicioni i 19-të, i njohur si “Tour of Kosovo”, por kësaj radhe me shumë risi.

Për herë të parë çiklistëve që do të garojnë në “Tour of Kosovo”, do t’u llogariten pikët nga Federata Ndërkombëtare e Çiklistëve (UCI), raporton “Sporti në KTV”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gara do të zgjasë tri ditë, prej 26 korrik deri më 28 korrik, dhe organizohet në tri etapa të ndryshme.

Selektori i kombëtares, Florim Shala tregoi për përgatitjet e çiklistëve, derisa nënkryetari Rafet Azemi u shpreh se këtë vit vijnë shumë ekipe nga jashtë edhe prej atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Gara e çiklizmit “Tour of Kosovo” nis me etapën e parë nga Lebana, ndërsa përfundon në Morinë, pas tri ditësh dhe tri etapave.