Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chiesa insiston të transferohet te Juventusi

Sulmuesi anësor Federico Chiesa po insiston të transferohet te Juventusi, bën të ditur "Gazzetta dello Sport" të martën.

Krerët e Fiorentinës duan të mbajnë Chiesan, mirëpo vet 21-vjeçari nuk është i bindur me projektin e klubit dhe po preferon t'i bashkjohet Juventusit. Ai po synon të ndjek hapat e lojtarëve si Roberto Baggio e Federico Bernardeschi që kanë kaluar nga Fiorentina te Juventusi, transmeton Koha Ditore.

Mësohet se ai është pajtuar të firmosë kontratë pesëvjeçare me Juventusit me pagë vjetore prej pesë milionë euro. Chiesa ka shënuar 12 gola në 41 ndeshje stinorin e kaluar, ndërsa luajti edhe për Italinë në Evropianin U-21. Chiesa vlerësohet si një nga talentët më të mëdhenj në futbollin italian.

Artikuj të ngjashëm