Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cherkasy prezanton Jasharin e Salihun

Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu e kanë kompletuar të mërkurën kalimin te skuadra elitare e Ukrainës, FC LNZ Cherkasy.

Dy futbollistët kanë kaluar nga skuadra e Dritës së Gjilanit. Jashari luan në pozitën e mesfushorit, kurse Salihu është mbrojtës.

Jashari 25-vjeçar dhe Salihu 22-vjeçar kanë nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Ukraina.

Jashari ka tri paraqitje për Kosovën. Për grupmoshat e reja të Kosovës është paraqitur edhe Salihu.