Skuadra e Chelseat ka kompletuar transferimin e tinejxherit nga Brazili, Deivid Washington. 18-vjeçari është prezantuar të enjten te Chelsea, ndërsa me ekipin anglez ka firmosur kontratë shtatëvjeçare. Ai te Chelsea është transferuar nga Santosi i Brazilit për 20 milionë euro me bonuse.
Washington mund të luajë si qendërsulmues apo sulmues krahu dhe bëhet lojtari i dytë që i bashkohet Chelseat këtë verë nga Santosi.
Në muajin qershor, Chelsea ka kompletuar edhe transferimin e mesfushorit Angelo Gabriel. Washington karrierën e ka nisur te Gremio, përpara se t’i bashkohet Santosit në vitin 2016. Ai me ekipin e parë të Santosit ka debutuar në muajin prill, ndërsa ka shënuar 5 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat.