Chelsea është interesuar për transferimin e ish-sulmuesit të Manchester Cityt, Edin Xheko dhe mbrojtësit të krahut Emerson Palmieri, të cilët luajnë për Romën.
Sky Sports raporton se londinezët kanë përgatitur 50 milionë euro për transferimin e dyshes së klubit italian, ndërsa i kanë ofruar Romës shërbimet e Michy Batshuayi në formë huazimi, por Roma kërkon edhe 15 milionë tjera për kompletimin e transferimit.
31-vjeçari këtë sezon ka realizuar 12 gola për Romën, përfshirë edhe dy ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.