Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xheko afër rikthimit në Premier Ligë

Evertoni raportohet se është duke menduar të bëjë një ofertë ambicioze për sulmuesin e Romës, Edin Xhekon.

Përkundër transferimit të sulmuesve Wayne Rooney dhe Sandro Ramirez, menaxheri Ronald Koeman dëshiron edhe një tjetër për të zëvendësuar Romelu Lukakun, i cili kaloi te Manchester Unitedi.

Christian Benteke i Crystal Palacet është lidhur me një transferim në Goodison Park, por sipas Calciomercato, Koemani e dëshiron me çdo kusht ish-sulmuesin e Manchester Cityt.

31-vjeçari ka realizuar 49 gola në 90 paraqitje për Romën në të gjitha garat.