Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Roma refuzon ofertën e Chelseat për Xhekon

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka konfirmuar se oferta e Chelseat për Edin Xhekon nuk është mjaftueshëm interesante që ta pranojnë.

Raportohet se Chelsea ka ofruar 55 milionë euro për dyshen e Romës, Xheko e Emerson Palmieri, transmeton Koha.net.

“Roma, si çdo klub tjetër në botë, i dëgjon ofertat që arrijnë për lojtarët e saj, jo vetëm për Edinin, por të secilin në skuadër. Jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe më pas të vendosim. Xheko është këtu tani dhe të tjerat s’kanë rëndësi, që do të thotë se oferta që ka arritur nuk është interesante”, ka thënë Monchi për Mediaset Premium.