Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea synon të transferojë mesfushorin e Lyonit si zëvendësues të Kantes

Në rast të shitjes së N’Golo Kantes te Paris Saint-Germaini, që synim kryesor e ka mesfushorin francez, Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Goal raporton se Chelsea synon që ta sjellë në Stamford Bridge mesfushorin e Lyonit, Tanguy Ndombele, transmeton Koha.net.

Chelsea nuk dëshiron që ta shesë Kanten për çmim më të ulët se 100 milionë euro, përderisa PSG-ja synon të ofrojë edhe Adrien Rabiotin për të ulur çmimin e tij.