Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea synon blerjen e lojtarit premtues të Benficas

Chelsea është shumë afër transferimit të lojtarit që premton shumë e që është pjesë e skuadrës së Benficas, Diego Moreira.

Një gjë të tillë, Chelsea po synon që ta bëjë pa shpenzuar para, si transferim të lirë, në sezonin tjetër.

Kështu ka shkruar mediumi “Record” të shtunën.

Kontrata e futbollistit të krahut të majtë skadon në fund të këtij sezoni.

Moreira është produkt i Akademisë së Benficas.

Edhe Felix mund të kthehet te Benfica Futboll Felix mund të kthehet te Benfica

Aktualisht luan për Benfica B, ndërsa ka luajtur 19 ndeshje këtë edicion.

Ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime.