Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Matos largohet nga Norwichi, i bashkohet Chelseat

Chelsea ka nënshkruar kontratë me futbollistin që shihet si e ardhme e futbollit në Angli, Alex Matos, nga skuadra e Norwich Cityt.

Lajmi është konfirmuar të shtunën nga faqja zyrtare e Chelseat.

Pozita e Matosit është mesfushor qendror, por mund të luajë edhe në pozita të tjera të mesfushës.

Matos i bashkohet Chelseat si futbollist i lirë.

Në edicionin e kaluar, Matos luajti 13 ndeshje për skuadrën U21 të Norwichit, ndërsa dhuroi tre asistime.

Po të shtunën, Chelsea zyrtarizoi edhe futbollistin e krahut, portugezin Diego Moreira, që është transferuar nga Benfica.

Moreira është edhe pjesë e Portugalisë U21, ndërsa e fitoi “UEFA Youth League” me Benfican në vitin 2022.

Kishte asistuar në dy golat e shënuar nga Benfica që mposhti Salzburgun e Dijon Kamerit, 6:0.

Artikuj të ngjashëm