Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea shënon fitore me vështirësi ndaj Crystal Palacet

Noni Madueke ka shënuar në fundin e ndeshjes për t’i siguruar Chelseat pikët e plota në duelin kundër Crystal Palacet në “Stamford Bridge”.

Chelsea e fitoi ndeshjen e xhiros së 19-të të mërkurën në mbrëmje në shtëpi me rezultatin 2:1.

“Blutë” kaluan në epërsi në minutën e 13-të me golin e shënuar nga ukrainasi Mykhailo Mudryk.

Por pak para se skuadrat të shkonin në pushim, për mysafirët shënoi Michael Olise.

Nicolas Jacksonit iu anulua një gol në minutën e 77-t për pozitë jashtë loje, ndërsa golin e fitores nga penalltia, Madueke e shënoi në minutën e 89-të.

Sulmuesi Armando Broja luajti nga minuta e 71-të për Chelsean, që pas 19 ndeshjeve të luajtura ka 25 pikë në vendin e 10-të.

Edhe Chelsea nuk gabon ndaj Crystal Palacet Futboll Chelsea nuk gabon ndaj Crystal Palacet

Crystal Palace ka 18 pikë.

Në duelin tjetër që u zhvillua po ashtu të mërkurën mbrëma, Brentfordi i Thomas Strakoshas u mposht në shtëpi 4:1 nga Wolverhamptoni. Portieri Strakosha, megjithatë, ishte në bankën rezervë në këtë ballafaqim.