Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea rivalizon Unitedin e Barcelonën për yllin e Tottenhamit

Chelsea është futur në garë për Toby Alderweireld, i cili më parë është kërkuar nga dy gjigantët evropianë Manchester Unitedi dhe Barcelona.

Sipas te përditshmes “The Mirror” blutë e Londrës kanë parakaluar në garë dy rivalët e tyre pasi që edhe vet lojtari pëlqen më shumë ekipin nga Londra për të vazhduar karrierën e tij.

Zyrtarët e Chelseat janë duke shpresuar që të bisedojnë me Spursat sa më parë dhe të ulin ofertën prej 55 milionë funte. Ata janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë funte, 15 më pak së sa kërkon ekipi i Totenhamit, transmeton KP.

Mbrojtësi belg ka disa javë që nuk ka filluar ndeshjet nga fillimi me skuadrën e tij aktuale, dhe pritet që edhe ketë javë në derbin londinez pikërisht kundër Chelseat pritet të jetë në stol.

Artikuj të ngjashëm