Chelsea mund të përballet me një betejë për të firmosur me Alex Tellesin këtë verë, kanë raportuar mediat angleze të shtunën. Skuadrat rivale të Premier Leauges, Manchester United dhe Manchester City po ashtu janë të interesuara për mbrojtën e majtë të Portos, shkruan Daily Express.
Në fakt Ben Chilwell është synimi primar i dy skuadrave të Manchesterit për mbrojtës të majtë, por opsione të tjera si Telles po konsiderohen.
Chelsea tashmë ka siguruar shërbimet e Hakim Ziyechit dhe Timo Wernerit. Po udhëheq garën edhe për Kai Havertz. Në fakt transferimi i Havertzit është çështje ditësh.
Artikuj të ngjashëm