Sport

Chelsea nis kontaktet me Ronaldon

Cristiano Ronaldo, ylli i Manchester Unitedit

Cristiano Ronaldo e ka kërkuar largimin nga Manchester Unitedi. Ylli portugez ka kërkuar që të respektohet dëshira e tij nga drejtuesit e klubit anglez.

“The Sun” ka bërë të ditur se menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes, ka pasur një takim me drejtuesit e Chelseat.

Londinezët do të tentojnë ta bindin sulmuesin t’u bashkohet gjatë këtij afati kalimtar.

Menaxheri i Ronaldos është në pritje të kontratës për të diskutuar rreth mundësive të transferimit të portugezit.

Te Chelsea, Ronaldon po e shohin si zëvendësues të Romuelu Lukakut.