Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea në garë për Alaban

Chelsea po vazhdon interesimin për David Alaban. Mbrojtësi i Bayern Munichut do të largohet këtë verë pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Për mbrojtësin austriak interesim kanë shprehur edhe skuadra si Real Madridi dhe Liverpooli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “Sky Sport”, së fundmi, Chelsea ka hyrë në garë për Alaban. Madje, drejtuesit e klubit londinez e kanë kontaktuar lojtarin.

Chelsea thuhet se është i gatshëm t’i plotësojë kushtet e kërkuar nga mbrojtësi austriak.

28-vjeçari do të jetë futbollist i lirë, pasi i përfundon kontrata me “bavarezët”.