Chelsea dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes së dytë çerekfinale që nis nga ora 21:00.
Reali triumfoi 2:0 në “Santiago Bernabeu” dhe është shumë afër kualifikimit tutje.
Befasia në formacion vjen nga Frank Lampard, që ka vendosur të startojë me vetëm një sulmues, Kai Havertzin, anipse do të synojë ta përmbysë rezultatin.
Ndërkohë, Carlo Ancelotti, ka vendosur përbërje të njëjtë si në ndeshjen e parë.
Chelsea (5-4-1) – Kepa: James, Chalobah, Silva, Fofana, Cucurella: Kante, Kovaçiq, Enzo, Gallagher: Havertz.
Real Madrid (4-3-3) – Courtois: Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga: Modric, Kroos, Valverde: Rodrygo, Benzema, Vinicius.