Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea ndalet edhe nga Wolvesi

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi të shtunën, duke luajtur baras 2:2 me Wolverhamptonin.

Ky takim i ka takuar xhiros së 35-të në elitën e futbollit anglez.

Për Chelsean realizoi sulmuesi Romelu Lukaku të dy golat. Sulmuesi shtatlartë ka gjetur golin me fanellën e Chelseat pas 129 ditëve. Fillimisht në minutën e 56-të nga pika e bardhë shënoi për 1:0. Sulmuesi belg në minutën e 58-të dyfishoi epërsinë e londinezëve.

Golin e parë për Wolverhamptonin e shënoi Trinaco në minutën e 79-të për 2:1. Në minutat shtesë Wolverhamptoni barazoi në 2:2 me anë të Conor Coady.

Me këtë barazim, Chelsea mban pozitën e tretë në Premier League me 67 pikë.

Wolverhamptoni mbetet në vendin e tetë me 50 pikë.

Artikuj të ngjashëm