Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea mposht Liverpoolin, mban gjallë shpresat për katërshe

Chelsea fiton një ndeshje të rëndësishme kundër Liverpoolit në luftë për Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Antoni Contes ka arritur të triumfojë në ndeshjen kundër Liverpoolit në Stamford Bridge me rezultat minimal 1 me 0, raporton KosovaPress.

Blutë e Londrës ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes duke dominuar Liverpoolin dhe duke krijuar disa raste të mira shënimi. Skuadra e Kloppit u tregua e rrezikshme vetëm në fillim të ndeshjes por portieri i Chelsea nuk lejoi sulmuesit e Liverpoolit të shënonin.

Golin e vetëm për tri pikë mjaftë të rëndësishme për skuadrën e Chelsea-s e shënoi sulmuesi i francez Giroid në minutën e 32-të.

Pjesën e dytë Chelsea arriti ta mbrojë rezultatin duke kontrolluar lojën dhe në fund duke arritur të marr tri pikë mjaftë të rëndësishme.

Chelsea me këto tri pikë të fituara gjendet në pozitën e pestë me 69 pikë, kurse Liverpooli në vendin e tretë ka 72 pikë.