Chelsea ka arkëtuar tre pikë të reja në Premier Ligë duke e mposhtur sot Crystal Palacen.
Skuadra e Sarrit shënoi fitore prej 3 me 1, transmeton Koha.net.
E në këtë fitore më meritori ishte Alvaro Morata që shënoi dy gola në këtë takim. E një gol e shënoi Pedro.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Townsend.
Chelsea tani në vendin e dytë ka 27 pikë, po aq sa edhe Liverpooli në vendin e tretë. E Crystal Palace në vendin e 14 ka 8 pikë.