Chelsea po përpiqet që të bindë Eden Hazardin dhe Thibaut Courtoisin për të nënshkruar kontrata të reja me klubin.
Hazardi ka kontratë deri më 2020 dhe Chelsea po i ofron rritje page për të hequr interesimin e Real Madridit.
Në anën tjetër, Courtois ka edhe një vit në kontratë, ndërsa për të kanë shprehur interesim Reali dhe Paris Saint-Germaini.