Chelsea ka treguar vendosmëri për transferimin e Romelu Lukakut, duke ofruar shifrën e njëjtë që ka ofruar Manchester Unitedi për sulmuesin e Evertonit.
Të enjten është raportuar se belgu pritej të kalonte në Old Trafford për 75 milionë funte, ofertë e cila ishte pranuar nga Evertoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThe Telegraph sonte raporton se Chelsea ka ofruar shifrën e njëjtë dhe është në dorën e Lukakut që të vendos te cili ekip do të transferohet.