Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea me kontratë të re për Mountin

Mesfushori Mason Mount së shpejti pritet ta firmosë kontratën e re me Chelsean, që do ta mbajë tek ekipi londinez edhe për shumë vite.

Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se Mount tashmë ka nisur bisedimet me drejtuesit e Chelseat, të cilët i kanë ofruar kontratë deri në vitin 2026 me kushte të mira.

Mount ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024 por paraqitjet e tij të mira kanë bërë që klubi t’ia ofrojë kontratën e re me rritje të dukshme të pagës.

23-vjeçari ka shtatë gola e tetë asistime në 34 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm