Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea me fitore bindëse ndaj Luton Townit

Raheem Sterling ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Chelsean drejt fitores së thellë. Të premten mbrëma në Londër, Chelsea fitoi 3:0 ndaj Luton Townit.

Ndeshja i ka takuar xhiros së tretë të Premier Leagues.

Sterling shënoi për 1:0 në minutën e 17-të. Me asistim të Malo Gusto shënoi edhe në minutën e 69-të për 2:0. Rezultatin përfundimtar, 3:0, e vendosi Nicolas Jackson në minutën e 75-të.

Për Chelsean është fitorja e parë e edicionit. Me katër pikë mban pozitën e tetë.

Artikuj të ngjashëm