Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea lë prapa humbjet, fitoi ndaj West Hamit

Chelsea i ka lënë prapa dy disfatat rresht për ta fituar bindshëm ndeshjen kundër West Ham United me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe ishte e fundit në kuadër të xhiros së 14-të të Premier Leagues së Anglisë.

Me këtë fitore Chelsea është ngritur në pozitën e pestë me 25 pikë, por mbetet gjashtë pikë prapa liderit Liverpoolit.

Chelsea kaloi në epërsi në minutën e minutën e 10-të me golin e shënuar nga qendërmbrojtësi brazilian, Thiago Silva. Me këtë rezultat edhe u mbyllë pjesa e parë, derisa dy golat tjerë për skuadrën londineze i shënoi sulmuesi Abraham.

Abraham e shënoi golin e tij të parë në minutën e 78-të me asistim të Timo Werner, derisa të dytin për rezultatin 3:0 në minutën e 80-të.

Chelsea kishte mundësi që ta mposhtte me rezultat edhe më të thellë skuadrën e West Hamit, por gjuajtja e Timo Wernerit u ndal nga shtylla.

Ndërkohë fitore të hënën ka shënuar edhe Burnley ndaj Wolverhamptonit me rezultatin 2:1.