Chelsea është i gatshëm të përfshijë Callum Hudson-Odoin për futbollistin e Bayern Muenchenit, Kingsley Coman, njofton “L’Equipe”.
Krahas futbollistit fituesja e Ligës së Kampionëve është e gatshme t’i ofrojë Bayernit edhe para.
Anglezi nuk është në planet e Thomas Tuchelit në Chelsea për sezonin e ardhshëm dhe ai është prej kohësh admirues i Comanit, të cilin Bayerni po e vlerëson rreh 90 milionë euro.