Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea dhe Bayerni shkëmbejnë lojtarët

Chelsea dhe Bayern Munichu mund të pajtohen që të shkëmbejnë lojtarët. Mediat gjermane kanë bërë të ditur të hënën se klubi anglez i ka ofruar Bayernit shërbimet e Hudson Odoit për Kingsley Coman.

Londinezët nuk llogaritin në shërbimet e sulmuesit anglez dhe po tentojnë t’i bindin drejtuesit e klubit gjerman të arrijnë një marrëveshje.

Nga ana tjetër Coman nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me “bavarezët” pasi nuk i janë plotësuar kërkesat.