Raportohet se Chelsea dëshiron 25 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin Tiemoue Bakayoko, i cili është lidhur me një rikthim te Milani.
La Gazzetta dello Sport raporton se klubi londinez dëshiron të shesë Bakayokon dhe i kanë kërkuar klubit rossoner 25 milionë euro, transmeton KOHA.
Gazeta italiane shton se Milani po shpreson që të rikthejë në San Siro mesfushorin francez këtë verë, porse e konsideron këtë çmim shumë të lartë dhe do të provojë të negociojë me Chelsean.
Sezonin e fundit Bakayoko ishte në huazim te Monaco, derisa ka kontratë me Chelsean deri në qershorin e vitit 2022.