Chelsea ka qenë i interesuar që ta transferojë Marquinhon e PSG-së gjatë afatit kalimtar të verës.
“RMC Sport” shkruan se klubi anglez ka qenë i gatshëm të ofrojë deri në 100 milionë euro për brazilianin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtuesit e Chelseat ishin të interesuar që në mbrojtje të formonin dyshen braziliane, Thiago Silva – Marquinhos.
Por, ishte klubi francez i cili bëri të qartë se Marquinho nuk do të largohet. Madje, u raportua se edhe dëshira e lojtarit ishte që të qëndronte.
27-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.