Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Hofmannin

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për mesfushorin e Borussia Moenchengladbachut, Jonas Hofmannin, ka raportuar “Bild” të premten. Mësohet se Chelsea tashmë ka kontaktuar ekipin gjerman dhe po synon transferimin e 28-vjeçarit, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel.

Skuadra e Chelseat është e gatshme të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Hofmannit, i cili ka treguar paraqitje të mira këtë edicion te Gladbachu.

Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat me Gladbachun, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Hofmann te Gladbachu u transferua para pesë vjetësh nga Borussia Dortmundi kurse karrierë ka bërë edhe te Mainzi.

Ai gjithashtu ka edhe dy ndeshje me Gjermaninë.

Artikuj të ngjashëm