Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea fiton në fund ndaj Palaces

Chelsea ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Crystal Palace me rezultatin 1:0.

Golin e tri pikëve për londinezët e realizoi Hakim Ziyech në minutën e 89-të.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel e dominoi takimin, por shënoi vetëm një gol.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ka 50 pikë pas 25 ndeshjeve dhe është në pozitën e tretë. Crystal Palace ka 25 pikë në pozitën e 13-të.

Artikuj të ngjashëm