Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea fiton Kupën e botës për klube

Chelsea ka mposhtur Palmeirasin për të triumfuar në Kupën e botës për klube. Klubi londinez fitoi tek pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt u mbyll baras.

Romelu Lukaku shënoi në minutën e 55-të, para se Raphael Veiga të barazonte rezultatin nëntë minuta më vonë.

Tre minuta para fundit të lojës shtesë, Kai Havertz shënoi për 2:1 dhe fitoren e rëndësishme të kampionit të Evropës.