Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea fiton dramën ndaj Leedsit

Mesfushori i Chelseat, Jorginho

Chelsea ka arritur fitore dramatike të shtunën në shtëpi ndaj Leedsit me rezultatin 3:2.

Leedsi kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Raphinha në minutën e 28-të nga pika e bardhë.

Barazoi në minutën e 42-të Mauson Mount në 1:1.

Në pjesën e dytë ishin vendasit ata që realizuan. Në minutën e 58-të, Jorginho shënoi për 2:1 nga pika e bardhë.

Por, mysafirët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 83-t me Joe Gelhardt në 2:2.

Në minutat shtesë të ndeshjes vendasit fituan penalltinë e dytë në këtë takim.

Nga penalltia nuk gaboi Jorginho që shënoi për 3:2.

Me këtë fitore, Chelseat mbetet në vendin e tretë me 36 pikë, ndërsa Leedsi ka 16 pikë në vendin e 15-të.

Artikuj të ngjashëm