Chelsea ka vazhduar me formë të luhatshme, duke lëshuar sërish pikë në Premier League.
Të shtunën, Blutë barazuan 2:2 në udhëtim te Brentfordi.
Chelsea e gjeti golin e avantazhit pas një goditje me kokë të Nicolas Jacksonit në minutën e 35-të.
Por në pjesën e dytë, vendasit përmbysën gjithçka. Fillimisht, Roerslev Rasmussen (50’) barazoi rezultatin, ndërsa Yoane Wissa me një gol të bukur në minutën e 69-të i dha epërsinë Brentfordit.
Chelsea arriti ta barazonte rezultatin me Axel Disasi në minutën e 83-të. Por asgjë më shumë.
Barazimi e lë Chelsean në vendin e 11-të me 36 pikë, shumë larg synimeve.
Brentfordi i 15-ti ka 26 pikë.
Artikuj të ngjashëm