Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e siguron Szalain

Qendërmbrojtësi hungarez Attila Szalai do të jetë përforcimi i parë i Chelseat në afatin kalimtar të janarit.

Bëhet e ditur se skuadra e Chelseat tashmë ka siguruar shërbimet e Szalait, i cili do t’i bashkohet në fillim të vitit të ardhshëm, pasi ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen.

Për kartonin e Szalait, Chelsea do t’i paguajë ekipit turk 23 milionë euro dëmshëprblim. Ndërkohë, 23-vjeçari është pajtuar me kontratë gjashtëvjeçare te Chelsea dhe pagë vjetore prej katër milionë eurosh.

Szalai iu bashkua Fenerbahçes në fillim të këtij viti nga Apollon Limassoli dhe me paraqitjet e tij të mira ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin turk.

Ai këtë edicion ka 18 ndeshje me Fenerbahçen.