Chelsea do t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit Mason Mount, raporton të premten “ESPN”.
Forma e mirë që po kalon anglezi ka bërë që drejtuesit e klubit ta shpërblejnë me kontratë të re.
Sanksionet e vendosura për rinovimet dhe transferimet e ardhshme po pengojnë kauzën e londinezëve për momentin, por marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti me Mountin që do ta konfirmojë qëndrimin afatgjatë në “Stamford Bridge”.
Po ashtu, Chelsea ka refuzuar të gjitha ofertat për Mountin, i cili është kërkuar nga shumë skuadra evropiane.
Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2024.