Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea e fiton gjysmëfinalen e parë kundër Tottenhamit

Chelsea e ka fituar gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës së Anglisë kundër Tottenhamit me rezultatin 2:0.

Ndeshja e parë gjysmëfinale u zhvillua të mërkurën mbrëma në “Stemford Bridge”.

Kai Havertz shënoi golin e parë për vendasit në minutën e pestë.

Chelsea dyfishojë rezultatin në minutën e 34-t me autogolin e Ben Davisit.

Ky ishte dhe goli i fundit në këtë takim, pasi në pjesën e dytë më nuk pati ndryshim rezultati.

Edhe Chelsea fiton, Tottenhami të dielën luan ndeshjen për mbijetesë Futboll 2 muaj më parë Chelsea fiton, Tottenhami të dielën luan ndeshjen për mbijetesë

Te Chelsea titullar ishte Romelu Lukaku, i cili është rikthyer në skuadër pasi kërkoi falje për deklaratat e dhëna se nuk është i kënaqur dhe se dëshiron të kthehet tek Interi në të ardhmen.

Ndeshja e kthimit, ku edhe do të përcaktohet skuadra që do të kalojë në finale do të luhet me 12 janar në stadiumin e Tottenhamit në Londër.