Chelsea nuk ka hequr dorë nga Romelu Lukaku. Korrespodenti i Sky Sports, Fabrizo Romano, raporton se Chelsea po e përgatit një ofertë të re për sulmuesin belg, e cila do të jetë 120-130 milionë euro.
Interi e kishte refuzuar një ofertë nga klubi anglez prej 100 milionë eurosh plus Marcos Alonson dhe kjo e ka shtyrë Chelsean që të rrisë ofertën për gati 30 milionë. Raportohet se klubi nga Londra do t’i ofrojë Lukakut 12 milionë euro në sezon.
Nëse Lukaku do të transferohej te Chelsea, atëherë do të ishte rikthim i tij te klubi nga Londra pas dhjetë vjetësh Ndërkohë, Interi tashmë ka identifikuar Duvan Zapatan dhe Joaquin Correa si zëvendësues të mundshëm të sulmuesit belg.
Nëse Chelsea nënshkruan me Lukaku për 120-130 milionë euro, belgu do të bëhej lojtari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë nga një klub i Series A.