Sulmuesi i krahut, Raheem Sterling, pritet të jetë largimi i parë nga skuadra e Chelseat në fund të këtij sezoni.
“Football Insider” ka njoftuar të hënën se drejtuesit e Chelseat kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Sterlingun në verë pas transferimit të ukrainasit Mykhaylo Mudryk.
Chelsea tashmë ka ftuar skuadrat e interesuara për Sterlingun që të dërgojnë ofertat e tyre, të cilat do t’i shqyrtojë përpara se ta shesë anglezin. 28-vjeçari iu bashkua Chelseat para fillimit të këtij sezoni nga Manchester City për 70 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2027.
Këtë sezon Sterling ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime në 22 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat.