Siç duket e ardhmja e Antonio Contes te Chelsea nuk është aq e sigurt.
Sport Bild raporton se Chelsea ka bërë listën e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë italianin në stolin e klubit anglez, transmeton Koha.net.
Sipas të përditshmes gjermane në këtë listë prijnë Thomas Tuchel e Luis Enrique.
Të dy trajnerët momentalisht janë pa klube, ndërsa së fundmi kanë menaxhuar Dortmundin, përkatësisht Barcelonën.