Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea barazon me West Hamin, rritet presioni mbi Potterin

Ish-futbollisti i Chelseat, Emerson Palmieri, shënoi kundër ish-skuadrës së tij, për t’ia siguruar një pikë West Hamit, e për ta rritur presionin mbi trajnerin e Chelseat, Graham Potter.

West Hami dhe Chelsea të shtunën në ndeshjen hapëse të xhiros së 23-të të Premier Leagues angleze barazuan me rezultatin 1:1.

Joao Felix pas asistimit të përkryer nga Enzo Fernandez, shënoi në minutën e 16-të për epërsinë e “bluve”.

Felixi u bë portugezi i parë që shënon gol në Premier League për Chelsean, që prej Raul Meirelesit në vitin 2012.

Megjithatë, Emerson në minutën e 28-të barazoi shifrat në 1:1 dhe vulosi rezultatin final të takimit.

Edhe Humbja e gjashtë rresht për Chelsean në Premier League Futboll Humbja e gjashtë rresht për Chelsean në Premier League

Chelsea në mesin e tabelës ka 31 pikë në 22 ndeshje.

West Hami ka 20 pikë.