Klubi londinez ka zgjedhur rrugët ligjore për t’u përballur me vendimin e FIFA-s.
Nga sot çështja e bllokimit të blerjeve të lojtarëve nga ana e Chelseat për një vit rresht, kalon në Gjykatën e Arbirtrazhit Sportiv (CAS).
Kampioni i Ligës së Evropës që ishte dënuar nga FIFA për mos të pasur të drejtë të blejë lojtarë në afatin kalimtar veror dhe atë dimëror, për shkak të shkeljeve të rregullave në lidhje me lojtarët e mitur, shpreson që përmes CAS-it ta zgjidhë këtë çështje dhe të ketë mundësinë për të investuar në përforcimin e skuadrës.
Vendimi i Chelseat për të çuar në CAS dënimin e FIFA-s, vjen vetëm një ditë pas atij të Manchester Cityt i cili është në luftë me UEFA-n në lidhje me shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar./ksp
-
Chelsea nis të mendojë për përforcime pas heqjes së suspendimit
-
Pas Manchester Cityt, edhe Chelsea akuzohet për 74 shkelje të rregullave të transferimeve
-
Chelsea po hetohet për shkelje financiare
-
Klubi italian në CAS për të kundërshtuar ndalimin e transferimeve nga FIFA
-
Rusia apelon në CAS vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s