Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chamberlaini mungon tërë sezonin e ri shkaku i lëndimit

Alex Oxlade-Chamberlain pritet të mungojë gjatë tërë sezonit të ri pasi është bërë e ditur se ka pësuar një lëndim të rëndë.

Mesfushori i Liverpoolit, 24-vjeçar, ka dëmtuar të gjitha ligamentet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Romës në muajin prill.

Çdo ligament i këmbës së tij të djathtë është dëmtuar. Përveç ligamenteve, gjithashtu ka lënduar tendonin.

Ai ishte operuar tetë ditë pas lëndimit dhe është këshilluar që pushojë 12 muaj për t’u rikuperuar nga lëndimi.