Mesfushori i Liverpoolit dhe Anglisë, Alex Oxlade-Chamberlain, ka konfirmuar se është operuar me sukses në ligamentin e gjurit, pas dëmtimit që pësoi muajin e shkuar.
24-vjeçari do të mungojë në Botëror pas lëndimit që e pësoi në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Romës.
“Duke i shikuar djemtë në Romë javën e shkuar duke na çuar një hap më afër speciales. Operimi në gju ishte i suksesshëm dhe puna e vështirë tashmë ka nisur”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
Në sezonin e parë te “Të Kuqtë”, Chamberlain ka realizuar pesë gola në 42 ndeshje për Liverpoolin.