Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Challandesi tregon pse vendosi ta vazhdojë kontratën me Kosovën

Përzgjësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka treguar pse ka vendosur ta vazhdoj kontratën me Kosovës edhe për dy vjet.

Ai ka thënë se me Kosovën synon të marrë pjesë në kampionatin evropian “Euro 2020”. “Në kokën time nuk ka pasur diskutim për të qëndruar këtu dhe të bëj kontratë të re. Nuk mund ta imagjinoj që unë të mos jem trajner i Kosovës dhe Kosova të shkojë në Kampionatin Evropian, dhe unë të qëndroj para televizorit. E pamundur për mua”, ka thënë Challandes në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV-së “Sporti Total”.

Kosova në tetor pritet ta luaj ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup. Fituesi i Ligës së Kombeve do ta siguroj biletën për evropianin e vitit 2020 qe është shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit për verën e vitit të ardhshëm. Por, para se ta luaj ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, më 3 dhe 6 shtator, Kosova do të luaj ndeshjet e para të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, atë kundër Moldavisë në Parma të Italisë dhe kundër ish-kampiones së Evropës, Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.