Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se kanë bërë përgatitje për të parandaluar situata jo të mira mes futbollistëve të kombëtares, në rastet e situatave standarde apo penalltive.
Në ndeshjen me Anglinë, Valon Berisha e Vedat Muriqi kishin pasur një debat se cili të gjuajë penalltinë. Këtë situatë Challandesi e ka komentuar në konferencën e së dielës, një ditë para ndeshjes me Malin e Zi.
“Kemi bërë përgatitje për situata standarde dhe për penallti për të parandaluar situata jo të mira. Ne e kemi një listë. Ajo që ka ndodhur në Angli nuk ka qenë e mirë”, ka thënë Challandes.
Artikuj të ngjashëm
-
Challandes: Nuk e di si mund të shpjegohet penalltia e Suedisë
-
Challandes i vetëdijshëm se ndaj Suedisë do të jetë ndeshje e vështirë
-
Challandes: S’jam i lumtur me rezultatin, por me lojën e ekipit
-
Challandes i kënaqur me fitoren ndaj Maltës
-
Challandes: Kemi përballë ekipin më të mirë në botë, mundësi për të treguar progresin tonë