Emisioni “Sporti Total” sonte sjell intervista ekskluzive me trajnerë e sportistë të sporteve të ndryshme. Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes flet për kohën në karantinë si dhe ndeshjen që “dardanët” do ta zhvillojnë kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve.
Challandes ka folur edhe për mundësinë e ardhjeve të reja te Kosova. Rrëfime interesante nga karantina kanë treguar edhe dy futbollistët që ftohen rregullisht te Kosova, Herolind Shala dhe Lirim Kastrati. Shala ka folur për mundësinë që të kthehet sërish te skuadra e tij norvegjeze Valerenga, që ditë më parë ia shkëputi kontratën shkaku i krizës financiare, kurse Kastrati për synimet me klubin e tij të ri Dinamo Zagreb, klub të cilit do t’i bashkohet gjatë verës së këtij viti.
Ndërkohë, për qëndrimin e tij në karantinë dhe për anulimin e këtij edicioni në basketboll, flet edhe basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha, që luan për klubin Peja. Ai me Pejën e ka fituar trofeun e vetëm të këtij edicioni – Kupën. Për synimet dhe kërkesat e tij në adresë të Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka folur edhe hendbollisti Oltion Beshiri. Të gjitha këto e më shumë, të dielën në Sportin Total të KTV-së, nga ora 22:15