Ndeshja e plejofit të Ligës së Kombeve në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është shtyrë dy herë shkaku i pandemisë COVID-19.
Është thënë se mund të zhvillohet në një prej muajve të fundvitit - shtator, tetor apo nëntor. Por, për përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, zviceranin Bernard Challandes, ndeshja kundër Maqedonisë së Veriut do të ishte ideale të zhvillohej në dhjetor.
Challandes, në një intervistë për emisionin sportiv të KTV-së “Sporti Total”, ka thënë se ekipi tij do të ishte më i përgatitur për ta zhvilluar ndeshjen në dhjetor. Muajin dhjetor e ka përsëritur disa herë gjatë intervistës.
“Mendoj se mundësia për t’u luajtur, shpresoj të jetë në dhjetor, është situatë e mirë për ne, pasi mund ta përgatisim më mirë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut. Do të jenë edhe gjashtë ndeshje të Ligës së Kombeve, në shtator, tetor dhe nëntor. Dhe, për ne është një mundësi e mirë për t’u përgatitur, mendoj se mund të jemi më të përgatitur për dhjetor se tani”, ka thënë Challandes.
-
Challandes: Kemi folur para dy vitesh për një ndeshje të madhe, jemi gati
-
Challandes: Veprimet e gabuara në shtator, mund të na kushtojnë në tetor
-
Challandesi tregon pse vendosi ta vazhdojë kontratën me Kosovën
-
Challandes nuk e di se kur do të luajë Kosova sërish
-
Challandes tregon se kur mund të luhet ndeshja me Maqedoninë e Veriut