Luka Modriq tregoi klasin e tij edhe pas përfundimit të ndeshjes Kroacia – Brazili.
Kroacia avancoi tutje pasi fitoi në penallti.
Rodrygo ishte një prej dy brazilianëve që dështoi të shënonte nga penalltia.
“Të gjithë dështojnë. Do të kthehesh edhe më i fortë. Të dua djalosh”, i kishte thënë Modriq pas ndeshjes Rodrygos, të cilin e ka bashkëlojtar te Real Madridi.