Çështja e anulimit të vizave të tenistit Novak Gjokoviq, do të shqyrtohet nga një gjykatë e plotë në Gjykatën Federale të Australisë.
Një gjykatë e plotë i referohet rasteve kur tre ose më shumë gjyqtarë ulen së bashku në Gjykatën Federale për të dëgjuar një apel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo çështje do të dëgjohet nga një Gjykatë e plotë e Gjykatës Federale të Australisë, e përbërë nga kryetarja James Allsop, gjyqtari Anthony Besanko dhe gjyqtari David O’Callaghan”, bëri të ditur gjykata të premten.
Seanca dëgjimore në distancë është planifikuar të zhvillohet në orën 9:30 të mëngjesit me orën e Melburnit të dielën.
Australia ia ka hequr vizën tenistit serb, Novak Gjokoviq, për të dytën herë radhazi të shtunën, për të drejtën e tij për të qëndruar në vend i pavaksinuar.
Numri një i tenisit për meshkuj në botë ishte planifikuar të luante në Australian Open, i cili fillon të hënën. Viza e Gjokoviqit u revokua për herë të parë menjëherë pas mbërritjes së tij në Melburn më 6 janar, pasi zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane thanë se ai "dështoi të siguronte provat e duhura" për të marrë një përjashtim nga vaksina.